Phonak në Kosovë

Shërbimet 

 

Qendrat e auditimit ofrojnë shërbime profesionale nga specialistët në fushën e Audiologjisë të mirënjohur në Kosovë, të trajnuar në qendrat e trajnimit të Phonak-ut në Zvicër.

Laboratorët e otoplastikës gjithashtu funksionojnë me ekspertë të trajnuar enkas në Gjermani.

Me një organizim të tillë, me stafin që posedojmë, me trajnimet adekuate EarCare Prishtina siguron shërbimet kompetente dhe të nivelit më të lartë europian në këtë fushë.

 

Audiologët pranë jush

Produktet tona

Një sondazh nga "Hear the World"

Ai që dëgjon mirë, jeton më aktiv, më shëndetshëm dhe më i lumtur

Për të mësuar më shumë rreth rëndësisë e të dëgjuarit për cilësinë e jetës sonë, fondacioni Hear the World ka iniciuar sondazhin “Të dëgjuarit është jetë”. Ky studim ofron njohuri të habitshme për rëndësinë unike e të dëgjuarit për trupin dhe mendjën. Për këtë, më shumë se 4‘300 persona në Gjermani, Francë, Zvicër, Britani të Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara janë anketuar. Këta ishin persona me aparate dëgjimi, njerëz me humbje dëgjimi por pa aparate, familjarë të personave me humbje dëgjimi si dhe persona neutral
(grup kontrollues). 
83% të përdoruesve të anketuar me aparate dëgjimi pajtohen me faktin se që nga dita që ata veshin aparate dëgjimi, cilësia e jetës së tyre është përmirësuar dukshëm.


Të dëgjuarit ofron rehati dhe parandalon depresionet

Në mënyrë ndërkombëtare, 69% e të anketuarve me aparate dëgjimi konstatojnë se aparatet e dëgjimit kanë ndikim pozitiv në disponimin e tyre në përgjithësi.

69% raportojnë një përmirësim mendor i cili manifestohet me aftësinë më të mirë të koncentrimit. 64% konfirmojnë një ndikim pozitiv në vetëbesimin e tyre. Sa i rëndësishëm është të dëgjuarit për shëndetin tonë mendor tregon edhe krahasimi midis mbajtësve të aparateve të dëgjimit dhe mosbajtësve.

Në përgjithësi personat me humbje dëgjimi të moderuar deri në të rëndë dhe të patrajtuar ndjehen më shumë të mërzitur dhe të deprimuar (22% pa aparate, 15% me aparate) se sa personat me aparate dëgjimi. Ata janë shpeshëherë të pasigurtë dhe të shqetësuar (21% pa aparate, 13% me aparate) dhe përjetojnë më shpeshë mosgjumësi (31% me aparate, 24% pa aparate). Këto simptome indikojnë në mjekësi shenjat e para të depresionit.


Mbajtësit e aparateve të dëgjimit janë më aktiv në sport dhe jetojnë më shëndetshëm

Jo vetëm shëndeti jonë mendor, por edhe ai fizik ndikohen nga shqisa e të dëgjuarit. Kështu që një total prej 37% e të anketuarve janë prap më aktiv në sport, pasi që ata veshin aparate dëgjimi. 21% e të anketuarve raportojnë se ata merren më shpeshë me sport, 34% merren me sport së paku një herë në javë. Pasoja logjike: pothuajse 69% e të anketuarve janë të mendimit që aparatet e dëgjimit kanë ndikim pozitiv në gjendjen e tyre shëndetësore.

 

Të dëgjuarit e rregullt të bënë mobil — në jetën e përditshme dhe në udhëtime

Një konstatim tjetër gjatë këtij sondazhi: Shqisa e të dëgjuarit ka një ndikim të rëndësishëm mbi mobilitetin dhe jetën tonë të përditshme. Në mënyrë ndërkombëtare 65% e personave me aparate dëgjimi konfirmojnë përmirësim në mobilitet në jetën e tyre të përditshme. Edhe në aktivitete gjatë kohës së lirë është vërejtuar ndikimi i aparateve të dëgjimit: 73% e përdoruesve të aparateve të dëgjimit e pëlqejnë prap të shkojnë në restorante, teatër apo kinema. Çfarë fillon në jetën e përditshme, vlen edhe në vende të huaja: 84% thonë se ata udhëtojnë sikur më parë. Dy të tretat (66%) e të anketuarve me aparate dëgjimi e pëlqejnë të udhëtojnë përsëri.


Sondazhi "Të dëgjuarit është jetë"

Përbërja

Ky sondazh online i iniciuar nga fondacioni Hear the World me 4'335 pjesëmarrës të moshës mbi 45 vjeqare ka për qëllim demonstrimin e domosdoshmërisë dhe rëndësisë së dëgjuarit në fusha të ndryshme të jetës.


Sondazhi përbëhet nga katër grupe studimore:

1.Mbajtës të aparateve të dëgjimit
2.Jombajtës të aparateve të dëgjimit, me humbje dëgjimi të mostrajtuar
3.Anëtarë të familjës
4.Grupë kontrolluese

 

Storiet e personave me aparate dëgjimi

Burimi:  Hear the World, No. 21 nga viti 2012

 

Arsyet për të mos veshë aparate dëgjimi

Burimi:  Hear the World, No. 21 nga viti 2012


Humbja e dëgjimit dhe aparatet e dëgjimit

Pse kaq shumë njerëz hezitojnë, kur është fjala e mundësisë për të rikthyer dëgjimin? Është interesante se çfarë roli të rëndësishëm financat luajnë gjatë marrjes së vendimit për tu pajisur me aparate dëgjimi. Që një aparat dëgjimi "nuk përmirëson asgjë", këtë pikëpamje për shembull e ndajnë vetëm 17% e të intervistuarve me humbje dëgjimi, por pa aparate – nga kjo konstatojmë që të paktën 83% janë të mendimit se një aparat dëgjimi do të ndihmojë ata mjaft mirë. Vetëm rreth një në dhjetë të anketuar (11%) të këtij grupi thonë që ata duan t’iu shmangen reagimeve negative nga mjedisi i tyre.

 

Cka do t'iu shtyej juve që të blini një aparat dëgjimi?

Burimi:  Hear the World, No. 21 nga viti 2012

Rëndësia e të dëgjuarit në fusha të ndryshme të jetës

Shqisa e të dëgjuarit është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë sepse është e qartë se përkeqësimi i dëgjimit ka ndikim të drejtpërdrejtë në fusha të ndryshme të jetës. Është i njohur fakti se ata që përjetojnë ulje dëgjimi e kanë vëshitrë të ndjekin dialogje në televizion, radio apo teatër. Vizitat në restorante papritmas shëndrrohen në sfida, përderisa nuk janë në gjendje të dallojnë atë çka duan të dëgjojnë. Që humbja e dëgjimit mund çoj deri tek humbja e punës, edhe ky fakt është i njohur. Humbja e dëgjimit ka edhe efekte të tjera, madje edhe në fushat e jetës për të cilat ju nuk do mendonit në mënyrë spontane.

 

Cka do t'iu shtyej juve që të blini një aparat dëgjimi?

Burimi:  Hear the World, No. 21 nga viti 2012

Shoqëria dhe familjarët

Burimi:  Hear the World, No. 21 nga viti 2012

Sporti dhe koha e lirë

Shpesh janë gjërat e vogëla ato të cilat i kishim humbur dhe pasi që të na kthehen sërish i përgëzojmë edhe më tepër. "Kur unë ecja në pyll, unë shpesh mendoja se zogjtë ndoshta nuk ishin të pranishëm", rrëfen një i anketuar. "Sot unë jam tejet i lumtur kur dëgjoj cicërrimat e zogjëve".

 

Burimi:  Hear the World, No. 21 nga viti 2012

Shëndeti dhe mirëqenia

Burimi:  Hear the World, No. 21 nga viti 2012

Shërbimet lokale

Shërbimet e ofruara nga EarCare Prishtina

  • Përcaktimi i audiogrameve
  • Servisimi i aparateve
  • Prodhimi i olivave në laboratoret tona të otoplastikës

Kontakto

EarCare Prishtina (HQ)
Rr. Ferat Draga Nr. 45

(Afër Furra Qerimi 1)
10000 Prishtinë

Kosovë

Phone:  +381 38 224 587

Mobile: +377 45 332 334

Skype: earcare.prishtina

Email: contact@earcare-prishtina.com

Website: www.phonak-kosova.com

 

www.phonak.com

Phonak Kosova

 

EarCare Prishtina (HQ)
Rr. Ferat Dragaj Nr. 45

(Afër Furra Qerimi 1)
10000 Prishtinë

Kosovë

Phone:  +381 38 224 587

Mobile: +377 45 332 334

Skype: earcare.prishtina

contact@earcare-prishtina.com

www.phonak-kosova.com

 

 

Kliko për adresë në 

Google Map

 

Click here for the location on
Google Map