Studimet e shumëta tregojnë se humbja e dëgjimit ndikon në jetën e përditshme: Më shumë se gjysma e njerëzve të pyetur që nuk mbajnë një aparat dëgjimi shprehin se ata janë disi të vetmuar dhe përjetojnë një zvogëlim të konsiderueshm të cilësisë së jetës së tyre.
Aparatet e dëgjimit të modifikuar nga audiologët janë dëshmuar të kenë një ndikim pozitiv në cilësinë e jetës tek mbajtësit. Mbajtja e një aparati të dëgjimit çdo ditë sjellë përsëri kënaqësi në jetën tuaj.
HAPI I RRADHËS:
Nëse përjetoni humbje të dëgjimit, një nga hapat e parë është vendimi që të provoni një aparat modern të dëgjimit. Sa më herët që ju zbuloni humbjen e dëgjimit, aq më herët jeni në gjendjë që të rifitoni dëgjimin dhe të rrisni cilësinë e jetës suaj.
Eksperti i kujdesit dëgjimor ju ndihmon të bëni zgjidhjen më të përshtatshme për ju. Ata marrin në konsideratë nevojat tuaja të dëgjimit, buxhetin tuaj, stilin e jetës dhe preferencat tuaja individuale të dëgjimit.